Sorry, no posts matched your criteria.

Cara Delvingne rrëfen për të gjithë se ka dashur të vetëvritej kur zbuloi orientimin e saj seksual

Cara Delvingne, një modele tepër e njohur dhe e suksseshme, ka rrëfyer një pjesë të jetës së saj që ndoshta shumë pak e dinin.

E ftuar tek “Goop”, Cara tha se kaloi në “depresion masiv” pas përpjekjeve që bënte për të pranuar seksualitetin e saj, i cili ndryshonte vazhdimisht.
Ajo gjithashtu tha se ndjente “neveri” më përpara veetëm nga ideja e të lidhurit me dikë të seksit të njëjtë dhe se nuk do ta bëntë kurrë këtë gjë.

“Unë jam rritur në një familje ‘të modës së vjetër’. Nuk njihja askënd që ishte homoseksual. Unë nuk e dija që kjo ekzistonte dhe mendoj se duke u rritur nuk dallohesha si e tillë dhe as nuk e dija që isha homofobe. Unë ndjeja neveri nga të pasurit një partner të të njëjtit seks dhe gjithmonë thoja me vete se nuk do ta bëja kurrë dhe se kjo ishte e neveritshme”.

Pastaj, Cara filloi të fliste për mendimet në lidhje me vetëvrasjen:

“Unë e ndërlidh depresionin masiv dhe mendimet për vetëvrasje ,me këtë gjë, sepse kisha shumë turp të isha kështu siç jam. Por rezultoi se kjo është një pjesë e imja që tani e dua shumë dhe e pranoj”.

Duke qenë se është panseksuale, Cara tani nuk kufizohet në zgjedhjet e saj seksuale.

Vitet e fundit, Cara ka qenë në një lidhje me disa personazhë të njohur, si: Ashley Banson, Michele Rodriguez dhe me këngëtarin Vc Vincent.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com