Disa mënyra për të shpenzuar kohën tuaj të lirë
A keni menduar ndonjëherë se sa gjëra dhe detyra të dobishme ju do të kishit bërë, nëse do ta përdornit kohën tuaj si duhet? Me siguri shumë shpesh ju keni qenë personi më produktiv, por në të njejtën kohë keni qenë edhe i/e pakënaqur.
E të gjithë jemi të vetëdijshëm se edhe personi më i ngarkuar ka kohë të lirë gjatë ditës. Mund të jetë një pushim në punë ose ndonjë ndalesë gjatë rrugës për në shtëpi. Pyetja është se: A dijm ta organizojmë dhe shfrytëzojmë si duhet kohën e lirë?
Këto janë disa nga këshillat si ta menaxhoni kohën tuaj të lirë sa më mirë.
- Lexoni një libër të mirë
Leximi ka qenë gjithmonë mënyra më e zgjuar për të kaluar kohën e lirë. Mendja e njeriut është si një teatër me plot mendime dhe imazhe. Me ndihmën e një libri ju mund të zhyteni në një botë tjetër, e cila është e përshkruar në një histori ose roman. Ju mund të ndjeni atmosferën e epokave të ndryshme, ndjenjën dhe emocionet e personazheve.
- Bëni ushtrime fizike
Bëni ushtrime të lehta fizike sa herë që keni disa minuta të lira dhe ambient të përshtatshëm. Do të jetë një dhuratë e bukur për trupin tuaj. Nuk është nevoja që të bëni vrap çdo ditë, apo të mos mungoni asnjëherë në palestër, por 5 minuta ushtrime në ditë do t’ju bëjnë të ndjeheni më mirë.
- Dëgjoni muzikë
Muzika është një nga mënyrat më të mira për të kaluar kohën e lirë dhe për të ndjerë emocione të këndshme. Muzika mund të frymëzojë dhe të motivojë njerëzit që të mendojnë pozitivisht dhe të jenë më produktiv.
- Meditoni
Nuk është e nevojshme të krijoni një atmosferë të rehatshme dhe të qetë për një meditim të përditshëm. Edhe meditimet e vogla gjatë ditës mund të jenë me vlerë të madhe. Ju mund të meditoni kudo dhe në çdo kohë, sepse ajo çka ju duhet është koka juaj. Normalisht ka edhe disa raste ku ju nuk mund të meditoni si për shembull, gjatë vozitjes pasi mendja juaj duhet të jetë e koncentruar maksimalisht, por nëse ju jeni thjesht një pasagjer/e atëherë ju keni një mundësi të mirë për t’u larguar nga realiteti përmes meditimit.
- Bëni punë vullnetare
Bëni punë vullnetare që të ndihmoni ta bëni botën një vend më të mirë. Ndihmoni fëmijët me detyra të thjeshta matematikore, vizitoni shtëpinë e pleqve, apo kaloni kohë edhe në shkollën e të verbërve. Ka miliona mënyra ku edhe kontributet më të vogla thonë shumë për dikë.
- Ose mos bëni asgjë
Kjo tingëllon pak çuditshëm dhe është motoja e shumë njerëzve dembel. Por, çdo person është i lirë të vendos se çfarë të bëj në kohën e tij të lirë. Ju duhet të kuptoni se ngarkesa e tepruar “vjedh” lumturinë dhe shëndetin. Trupi i njeriut ka nevojë për pushim në mënyrë që të rigjeneroj energjitë e humbura nga aktivitetet fizike dhe mendore.