Sorry, no posts matched your criteria.

Cilat janë disa nga ushqimet që duhen konsumuar për një lëkurë të bukur dhe të pastër?

Fytyra e dikujt që konsumon dieta të pasura me fruta dhe perime është dukshëm më e pastër, më ndritshme dhe më shprehëse se e dikujt tjetër që nuk i konsumon ato.

Lëkura është organi që e reflekton profilin e shëndetshëm ose jo të asaj që ju konsumoni. Duke qenë organi më i madh në trupin e njeriut, lëkura është përfituesi më i madh i vlerave të një diete të shëndetshme dhe “viktima” e parë e një diete të pashëndetshme.

Sa më shëndetshëm që ju të ushqeheni, aq më lëkurë të bukur do të keni dhe e kundërta: sa më ushqime të pashëndetshme të konsumoni, aq më shumë lëkura juaj do të plaket duke humbur elasticitetin, butësinë dhe ngjyrën.

Më poshtë po ju listojmë 7 ushqime të shijshme dhe të shëndetshme, njëkohësisht.

FARA LIRI

Farat e lirit janë të pasura me lëndën omega 3, që luan një rol të rëndësishëm pasi zhduk njollat në fytyrë dhe ruan linja të bukura. Konsumimi çdo ditë i farave të lirit, ndihmon në heqjen e ngjyrës së kuqe në fytyrë.

BORONICA, MANAFERRA DHE KUMBULLA

Boronica, manaferra dhe kumbulla janë të gjitha të pasura me anti-oksidantë  që luftojnë dëmtimin e lëkurës dhe ju bëjnë më të bukur.

FARAT E LULEDIELLIT

Farat e lulediellit janë të pasura me vitaminë E, një lënde ushqyese e rëndësishme që ndihmon të mbroni lëkurën tuaj nga dielli. Farat e lulediellit mundi t’i përdorini të përziera me sallatë, drithëra etj.

ÇOKOLLATAT

Një lajm i mirë vjen edhe për ata që nuk i rezistojnë çokollatës. Pavarësisht se qarkullon një mit që thonë se çokollata shkakton puçërra, ajo është e mirë për lëkurën e fytyrës.

PATATET E ËMBLA

Patatet e ëmbla kanë vitaminë A dhe C, të dyja thelbësore për lëkurë të shëndetshme. Vitamina C ndihmon në prodhimin e kolagjenit që e bën lëkurën të zhdërvjellët dhe të qetë dhe parandalon kancerin e lëkurës.

DOMATE

Kërkimet tregojnë se domatja është e mirë për lëkurën. Ashtu si për çokollatën thuhet që domatja shkakton puçërra, por domatet janë një burim i mirë anti-oksidant e cila ndihmon në përmirësimin shëndetit e lëkurës dhe ruan pigmentin.

KOS

Kosi është çudibërës në lëkurën tuaj. Ai përmban proteina dhe parandalon shfaqjen e rrudhave në fytyrë dhe ju mban më të ri. Por duhet të qëndroni larg kosit me shije frutash sepse ajo përmbajnë shumë sheqer. Në vend të kësaj, zgjidhni kosin dhe shtoni frutat.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com