Disa këshilla si të kemi flokë të bukur dhe të shëndetshëm
Ja disa hapa që do të na ndihmojnë të kemi flokë më të shëndetshëm:
Lajini flokët sa më rrallë të jetë e mundur dhe përdorni shampo të një cilësie të mirë.
Larja e shpeshtë e flokëve e dëmton atë, pasi i largon të gjitha vajrat natyralë. Për flokë të shëndetshëm, është e këshillueshme larja dy herë në javë.
Zgjidhni një shampo që i përshtatet flokut tuaj.
Për shembull, nëse keni flokë me onde, mund t’ju nevojitet një shampo që minimizon elektrizimin dhe e zbut flokun; nëse keni flokë të drejtë ose me yndyrë, zgjidhni një shampo me të cilën mund të laheni çdo ditë; nëse keni flok të lyer, zgjidhni një shampoo të pasur me ekstrakte ose aminoacide, sepse lyerja e dëmton shumë flokun. Floku i thatë ka nevojë për shampo me glicerinë dhe kolagjen, pasi këto elemente ndihmojnë në përmirësimin dhe hidratimin e pjesës së brendshme të flokut.
Trajtim i mirëfilltë njëherë në javë:
Përdorni një produkt të blerë në dyqan, ose një të bërë në shtëpi, dhe bëjini një trajtim rrënjësor flokut të pakën një herë në javë, kjo do ta mbajë flokun të butë, të shëndetshëm dhe të hidratuar.
Kujdes në përdorimin e produkteve që përmbajnë shumë proteina.
Sasia e lartë e proteinave në produktet e kujdesit ndaj flokut mund të shkaktojë tharje dhe brishtësi, për këtë arsye duhet të përdoren balsame me sasi të balancuar përbërësish.
Shpëlajeni flokun me uthull para se të përdorni shampo.
Bëjeni këtë dy herë në vit dhe do të shihni se si floku do të ketë më shumë shkëlqim, do të jetë më i pastër dhe do të keni më pak zbokth. 1\4 e një ene mbusheni me uthull (këshillohet uthull molle), 3\4 e enës mbusheni me ujë të ngrohtë, shpëlajeni flokun me masën e krijuar dhe më pas lajeni normalisht.
Lëreni flokun të thahet në mënyrë natyrale –
Pasi keni dalë nga dushi, mblidheni flokun me një bluzë pambuku dhe jo me peshqir, pasi ky i fundit prodhohet nga materiale shumë të ashpra, që dëmtojnë flokun, zakonisht krijojnë maja të dyfishta. Shmangeni krehjen e flokut gjatë kohës që është i lagur, pasi ai bëhet i brishtë dhe i dobët. Përdorni një krehër me dhëmbëza të gjera për të krehur flokun e lagur. Shmangni përdorimin e tharëseve të flokut, sepse floku i shëndetshëm nuk reagon mirë ndaj saj. Kur e përdorni tharësen, sigurohuni që ajo të jetë në temperaturën më të ulët dhe limitojeni përdorimin e saj, një herë në javë është mjaftueshëm. Nëse e keni zakon të laheni para se të flini, kapini flokët topuz dhe lërini të thahen në mënyrë natyrale.
Mos i krihni flokët shpesh.
Krehja e flokut përveç anës estetike, stimulon edhe rritjen e tij, por krehja shumë shpesh e dobëson dhe shkakton djegie të majave.
Pritini majat rregullisht
Mënyra më e mirë për të hequr qafe majat e djegura është t’i prisni ato vetë. Mjaftojnë vetëm një palë gërshërë dhe ju do të keni flokët ideal, pritini flokët rreth 0.6 cm nga fundi. Kjo procedurë këshillohet që të bëhet çdo 6-8 javë.