Sorry, no posts matched your criteria.

6 hobi që ndihmojnë në rritjen e inteligjencës

Të kesh diçka pasion dhe hobi është pjesë themelore e jetës dhe sado që ikën koha, ne e gjejmë veten të impresionuar, të zhytur në to, gjithmonë dëshirojmë të mësojmë më shumë për të zgjeruar njohuritë tona. Ato mund të ketë një ndikim të rëndësishëm mbi inteligjencën tonë dhe kjo është shqyrtuar nga shumë studiues. Këtu janë 6 hobi që ndihmojnë në rritjen e inteligjencës:

1.Gatimi

Në vend të porosisni ushqim jashtë, bëhuni kreativ me përbërësit tuaj dhe mos kini frikë të eksperimentoni në kuzhinë. Gatimi kërkon krativitet shpejtësi dhe saktësi në masë. Kjo është një mënyrë për të rritur inteligjencën tu

2.Të luash një instrument

Jo, nuk është kurrë vonë të fillosh të mësosh sesi të luash një instrument muzikor. Ky pasion ose hobi stimulon trurin tuaj dhe rrit kapacitetin tuaj të kujtesës.

3.Udhëtimet

Udhëtimet nuk shërbejnë vetëm si një mënyrë për të kaluar kohën e lirë. Kur ju udhëtoni, niveli I stresit tuaj bie dhe ju jeni në gjendje të përqëndroheni më shumë në gjërat që ju rrethojnë, dhe në këtë mënyrë ju ftilloheni mbi kuptimin e shumë gjërave.

4.Të ushtrosh sportin

Të merresh me sport rregullisht ul rrezikun nga tensioni dhe na bën të flemë më mirë duke shtuar dhe të mirat si rritja e funksionimit të trurit dhe trupit. Një studim tregoi se aktivitetet kardiovaskulare krijojnë qeliza të reja truri, duke rritur inteligjencën e përgjithshme.

5.Të mësosh një gjuhë të re

Natyrisht, kjo kërkon më shumë përpjekje sesa hobi të tjera, por sigurisht që është një nga ushtrimet kryesore që ndihmojnë rritjen e inteligjencës.

6.Leximi

Jo vetëm që rrit kreativitetin dhe imagjinatën, por leximi gjithashtu redukton stresin dhe përmirëson inteligjencën tuaj. Ajo që ndihmon në zhvillimin e inteligjencës është leximi i një larmie të tërë librash.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com