5 scrub-e për fytyrën që mund t`i përgatisni fare thjesht në kushte shtëpie
Scrub-i largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe bën një pastrim më të thellë të saj. Në treg mund të ekzistojnë lloje të ndryshme scrub-esh, por asnjëherë nuk jemi të sigurt për përbërësit e tyre, prandaj ku ka më mirë sesa ta përgatisësh vetë atë. Përveçse do të jeni të sigurt për atë që vendosni në fytyrë, kostoja do të jetë minimale, pasi mund ta përgatisni me përbërësit që ju ndodhen në kuzhinë. Më poshtë po ju sjellim 5 lloje scrub-esh që mund t`i përgatisni në kushte shtëpie dhe mund të zgjidhni atë që më shumë i përshtatet lëkurës suaj.
Scrub me tërshërë
Ju duhen:
½ filxhani tërshërë
Ujë
Vendosni tërshërën në blender derisa të bëhet e imët. Shtojini ujë derisa përbërja të bëhet në formë paste dhe masazhoni butësisht fytyrën dhe qafën.
Scrub me mjaltë dhe sheqer kafe
Ju duhen:
1 lugë gjelle sheqer kafe
1 lugë gjelle mjaltë
Përzieni sheqerin me mjaltin dhe masazhoni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, në mënyrë që të mos dëmtoni lëkurën tuaj. Shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.
Scrub me sodë buke
Ju duhet:
1 lugë gjelle sodë buke
Ky është scrub-i më i thjeshtë për t`u bërë. Merrni një sasi të vogël nga pastruesi i fytyrës dhe shtoni sodën e bukës, kështu keni krijuar një produkt që do të shërbejë edhe si pastrues, edhe si scrub.
Scrub me kafe dhe vaj
Ju duhen:
1 lugë gjelle llum kafeje
1 lugë gjelle vaj (ulliri, jojobe etj., mund ta zgjidhni sipas preferencës)
Mos e hidhni poshtë llumin e kafes, pasi mund ta përdorni për të bërë një scrub, thjesht duke i shtuar vaj. Mund ta zgjidhni vajin sipas preferencës.
Scrub me oriz kafe dhe të bardhë veze
Ju duhen:
2 lugë gjelle oriz kafe
Një e bardhë veze
Bluajeni orizin kafe derisa të bëhet i imët dhe shtoni të bardhën e vezës për të formuar një pastë. Masazhojeni me levizje rrethore dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.