Sorry, no posts matched your criteria.

Bes Kallaku rrëfen të pathënat: I lashë Xhensilës roje tek shkolla

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë padyshim një nga çiftet më simpatik të showbizz-it shqiptar.

Besi, i ftuar në “Dita e 8” në “Top Albania Radio”, Besi zbuloi disa detaje që nuk i kemi ditur nga marrëdhënia e tij me Xhensilën. Ai rrëfeu se për herë të parë e ka takuar Xhensilën me nënën e saj dhe ka qenë dashuri me shikim të parë. Besi tregoi me nota humori se bëri çmos për t’i gjetur numrin e telefonit, por kur e telefonoi atë i doli nëna e këngëtares. Më pas, ai zbuloi se në fillim të lidhjes i kishte vendosur Xhensilës “një roje” në mënyrë që të merrte informacione rreth saj.

“Pastaj i lashë një rob te shkolla se ishte në ‘Lice’ atëherë Xhensila, kur dilte nga shkolla, kur shkonte në shkollë. Ne prej Fushë-Kruje kështu e kemi. Sepse do shihja gjithë ecurinë ku shkonte, ku dilte, me kë rrinte, çfarë bënte”, tha ai me nota humori.

Ndër të tjera Besi tregoi se si gjithë çiftet e tjera dhe ai me Xhensilën kanë pasur kriza apo debate të forta, por në fund lidhja e tyre ka qëndruar gjithmonë e fortë.

“Si çdo çift tjetër, edhe ne kemi pasur kriza, edhe ne zihemi. Si çdo çift tjetër, në gjithë botën. Por, rrënjët janë aq të forta sa çdo stuhi, shi, borë, breshër në çdo stinë, situatë e kanë bërë këtë lidhje kaq të fortë!”, u shpreh Besi.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com