4 arsye të forta pse duhet të hiqni dorë nga këto lloj mesazhesh
Nëse jeni një nga ata njerëzit që respektoni me përpikmëri shenjat e pikësimit, jeni për t’u vlerësuar, por na duhet t’ju themi që ndoshta duhet ta bëni një përjashtim kur shkruani me mesazhe dhe komunikoni me njerëz të afërt (sepse padyshim që nuk po flasim për komunikimet formale).
E kemi fjalën për mesazhet kur i shoqëroni tekstet me pikë në fund. Disa arsye pse mund t’i shmangni janë:
Dukesh më pak i/e sinqertë.
“Shihemi atje!!!” vs “Shihemi atje.”
Në rastin e parë, fjalia duket më e sinqertë – sikur me të vërtetë mezi po prisni ta takoni dikë. Në rastin e dytë, përcillet një ton i ftohtë komunikimi. Një studim i disa prikologëve nga Universiteti Binghamton zbuloi se mesazhet pa pika perceptohen si më të sinqerta. Nëse doni të përdorni patjetër shenjën e pikësimit në fund, mund ta zëvendësoni me pikëçuditëse për t’u dukur më të lumtur ose të shtoni emoji pas pikës,
Dukesh pasivo-agresiv/e.
Ndonëse mund të mos jetë qëllimi juaj, një fjali e shkurtër me pikë në fund mund të duket si pasivo-agresive. Pika në fund sikur nënkupton diçka tepër përfundimtare, të prerë. Duke qenë se bëhet fjalë për komunikim virtual dhe për fjalinë e fundit të një teksti me shumë fjali, pika nuk shërben për asgjë sepse kuptohet qartë ku mbaron teksti.
Dukesh indiferent/e.
Ne nuk mund ta shohim njëri-tjetrin kur shkëmbejmë mesazhe, prandaj duke qenë se na mungon kjo e dhënë, hamendësojmë për tonin e komunikimit ose gjendjen shpirtërore të tjetrit. Përgjigjet me pika në fund duken më pak entuaziaste, sikur mbyllin diskutimin.
Dukesh shumë formal.
Përdorimi i pikave mund ta bëjë mesazhin të duket si email. Pra, shumë zyrtar.