2 Qershori shpallet ditë zie kombëtare në nder të ish-Presidentit Bujar Nishani
Qeveria ka një marrë një vendim së fundmi: Të shpallë 2 Qershorin ditë zie në nder të ish-Presidentit Bujar Nishani.
Nesër flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë në institucionet publike. ish-presidentin Bujar Nishani ndërroi jetë ditën e shtunë në një spital në Gjermani.
Kryeministria ka publikuar edhe një njoftim ku bën me dije se ceremonia e homazheve do të zhvillohet të enjten, nga ora 10:00 deri në 12:00.
Gjithashtu, në njoftim thuhet edhe se shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit do të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për vitin 2022.