Sorry, no posts matched your criteria.

12 mijë vetë këndojnë njëzëri hitet e Ylli Limanit! Këngëtari ndez skenën e “Alba Festival”

“Alba Festival”, një festival vere në zemrën e qytetit të Cyrihut ka mbledhur artistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Verit për të shijuar dy ditë të paharrueshme nën tingujt e muzikës së bukur shqipe.

Të gjithë fansat e muzikës rock, pop dhe rap mund të shijojnë muzikën e emrave më të suksesshëm shqiptar. Një prej këngëtarëve që sapo ka ndezur skenën e “Alba Festival” është Ylli Limani.

Gati 12 mijë të pranishëm kanë shijuar hitet më të suksesshëm të këngëtarit nga Kosova. “Buzët e kuqe”, “A ki me rrejt” disa nga këngët e EP “Lshoja Zanin” e shumë hite të tjera kanë ndezur skenën e “Alba Festival” në Zvicër”.

Të rinjtë të ekzaltuar kanë kënduar njëzëri me këngëtarin cdo refren teksa kushdo qëi ndjek nga rrjetet sociale ka zili cdo moment që po përjetohet në atë skenë në këto momente.

Në disa nga videot në rrjete sociale shihet se një vajzë madje ka zgjedhur të festojë “Bachelorette Party” pikërisht në këtë festival nën tingujt e këngëve të Ylli Limanit.

Për 40 minuta me hitet më të suksesshme të Yllit kanë qenë një ndër momentet më të bukura të ditës së sotme, sekuenca këto të cilat kanë pushtuar rrjetet sociale nga gjithë të pranishmit në festival.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com