Zuckerberg prezanton shpikjen e radhës që këtë herë ka të bëj me “fashion”…
Kompania “Meta” ka prezantuar një gamë të re syzesh inteligjente, të mundësuara nga teknologjia e saj e inteligjencës artificiale (IA) dhe pretendon se ato do të jenë një aksesor i domosdoshëm për përdoruesit në mbarë botën.
Mark Zuckerberg, njoftoi një sërë pajisjesh në partneritet dy firma syzesh. Firma prezantoi gjithashtu një të ashtuquajtur byzylyk nervor, që me syzet e saj Meta Ray-Ban Display, lejon përdoruesit të kryejnë detyra të tilla si dërgimi i mesazheve me gjeste të vogla dore.
Sipas BBC-së ai e quajti teknologjinë një “zbulim të madh shkencor” përpara një audience prej qindra personash të mbledhur në kampusin e kompanisë në Silicon Valley.