Sorry, no posts matched your criteria.

“Zoti i ruajt nga mashkulli i ligë”, Mozzik shpërthen pas vrasjes së 18-vjeçares

Vrasja e 18-vjeçares Marigona Osmani nga partneri i saj, Dardan Krivaqa, ka tronditur mbarë opinionin shqiptar.

E reja është lënë pa shenja jete nga i shoqi në ambientet e një spitali të Ferizajt, ndërsa ky i fundit, është larguar më pas me shpejtësi. Të shumtë janë artistët që kanë reaguar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, e i radhës është reperi Mozzik.

Ai i shpreh ngushëllime familjes dhe i kërkoi drejtësisë të japë dënimin e merituar për autorin.

 “Ngushëllime familjes! Vrasja e 18-vjeçares na tronditi të gjithëve…e ndjera pushoftë në paqe! Rast i rëndë shumë i rëndë…Zoti i forcoftë familjen në këtë sprovë. E dorës së kriminelit që kreu vrasjen ta paguajë me dënimin më të madh që kanë dhënë ndonjëherë institucionet tona”, ka shkruar Mozzik në InstaStory.

Në postimin pasues, bëri një lutje drejtuar Zotit, në mbrojtje të të gjitha femrave.

 “Zoti i bekoftë vajzat tona e i ruajte nga mashkulli i ligë”, shkroi reperi.

Ndërsa më pas, publikoi një imazh të viktimës 18-vjeçare nën filtrat bardhë e zi, duke shkruar: “Pusho në paqe engjëll”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com