Zëri i Albert Einstein klonohet nga një sistem i Inteligjencës Artificiale
E pamundura kthehet në të mundur! Komunikimi me Albert Einstein, sot është i mundur falë teknologjisë se klonimit të zërit dhe i është dhënë hua një programi të Inteligjencës Artificiale (AI).
Kompania “Alforithmic” deklaroi se ky projekt ka për qëllim t’i bëjë figurat historike të gjalla përsëri që të mund të përdoren në industri të ndryshme, shkruan “Tech Times”.
Synimi është që të hidhen bazat për biseda ndërvepruese mes njerëzve dhe Inteligjencës Artificiale. Dy kompanitë, “Aflorithmic”, shoqëri për prodhimin e përmbajtjeve audio, dhe “UneeQ”, e cila merret me realizimin e platformave dixhitale, krijuan një prototip të IA.
“Synimi është t’u ofrojmë përdoruesve mundësinë që t’i bëjnë pyetje praktike platformës dixhitale, mbi jetën dhe shkencën e Einstein, si të ishin duke folur me fizikanin e njohur”, shpjegojnë kompanitë.
Puna nisi nga regjistrimet historike të zërit të Einstein. Një zë “i butë, i zhytur në mendime, i ngadaltë dhe me një theks të fortë gjerman”. Dy kompanitë sqarojnë se zgjodhën figurën simbol të Einstein “për shkak të famës së gjeniut, të cilit shumë njerëz do të donin t’i bënin pyetje, nëse do të kishin pasur mundësi ta takonin”.
Kompanitë pranojnë se ka ende shumë punë për të bërë dhe sfida teknologjike për të kapërcyer.