Sorry, no posts matched your criteria.

Zbulohen disa nga personazhet e “Big Brother VIP Kosova”

Pas suksesit në Shqipëri, “Big Brother Vip” pritet të çelë siparin për herë të parë edhe në Kosovë. Moderimi i tij i është besuar një prej prezantuesve më të njohur në Kosovë, Alaudin Hamiti. 

Duket se kontratat janë mbyllur me një sërë emrash edhe nga Shqipëria. Burime kanë bërë me dije se Noizy është një ndër emrat më të spikatur që ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në reality. Gjithashtu po aludohet që edhe këngëtarja Elvana Gjata mund të jetë pjesë e këtij formati.

Emrat e tjerë të përfolur janë edhe Alban Ramosaj, Duda Balaj, Vildane Zeneli, Shkurte Gashi, Don Xhoni, Adrola Dushi, Capital T. Vlen të theksohet se pjesëmarrja e tyre në këtë spektakël do të jetë në periudha të caktuara, disa prej tyre do të qëndrojnë në shtëpinë e famshme për disa javë e disa më shumë.

Burimi: Panorama

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com