Zbulohen autorja dhe moderatorja e re e sezonit të ardhshëm të “Përputhen”
“Përputhen” ka qenë një ndër progamet që tërhoqi vëmendjen e publikut që në sezonin e tij të parë. Ndryshime të reja priten të ndodhin në Top Channel, dhe me konkretisht emisionin “Për’puthen”.
Kryefjala.com ka zbuluar se vetë Top Channel po rinovon çdo gjë. Sipas tyre Olsa Muhameti do të largohet dhe produksionin po e merr në dorë vetë Lori Hoxha.
Ka shume shanse që emisioni të ngjasojë me formatin origjinal të “Uomini e Donne”, nga ku u frymëzua fillimisht.
Të njëjtat burime zbulojnë se Lori Hoxha do të vijë si producente dhe si prezantuese në vend të Bora Zemanit do të vijë Ori Nebiaj.
Ndërkohë asnjë nga emrat e lartëpërmendur ende nuk ka konfirmuar asgjë.