Sorry, no posts matched your criteria.

Zbulimi/ Të famshmit kanë ndjekës ‘fake’, ja kush kryeson listën

Studimi tregon të famshmit që kanë numrin më të lartë të ndjekësve të rremë, rezultati është tronditës. Fasthosts.co.uk ka analizuar llogaritë Celebrity në Instagram dhe ka zbuluar numrin e vërtetë ose të rremë të ndjekësve tek personat e famshëm. Rezultati është tronditës.

Studimi zbuloi se Kylie Jenner ka numrin më të madh të ndjekësve të rremë në rrjete sociale. Nga 223 milion njerëz që e ndjekin atë, më shumë se 63 milion janë llogari false. Një numër pothuajse i barabartë me popullësinë e Francës.

Në vendin e dytë të listës është Kendall Jenner, motra e Kylie, ndërsa emrat që e pasojnë janë Justin Bieber, Rihanna, Kim Kardashian . Në vendin e tetë të listës është superylli i NBA Lebron James i cili është dhe atleti me ndjekësit më të rremë. Asi i Los Angeles Lakers ndiqet nga rreth 82 milionë njerëz , megjithatë 20.5 milionë janë llogari të rreme.

Atletë të tjerë në 25 më të mirët përfshijnë Neymar Jr, Kylian Mbappe, Zlatan Ibrahimovic, Paulo Dybala dhe Conor McGregor . Nga lista përkatëse, nëntë nga 25 personalitetet punojnë në industrinë e muzikës. Vlen të përmendet se ndjekësit e rremë nuk do të thotë domosdoshmërisht se të famshmit paguan për të përmirësuar profilet e tyre të mediave sociale. Sidoqoftë, kjo tregon se numrat që qarkullojnë në internet nuk janë gjithmonë realistë dhe të vërtetë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com