Sorry, no posts matched your criteria.

Zamira Kita tregon prapaskenat e filmit : Mund të kishte pasur një puthje me…

“Kolo e ka patur në mend të bëjë këtë komedi romantike në Korçë, aty do të zhvilloheshin ngjarjet, tematika do të vinte prej andej, familja do të ishte korçare… “
Eftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë aktorja e njohur Zamira Kita. Ajo na ka folur më shumë mbi premierën e “Në kuadër të dashurisë”, si dhe na zbuloi dhe disa të pathëna…about:blank

Si të erdhi ftesa për të qenë pjesë e filmit?

E para që kam marrë ftesën kam qenë unë dhe ka kohë, ndoshta 2 vite. Kolo e ka patur në mend të bëjë këtë komedi romantike në Korçë, aty do të zhvilloheshin ngjarjet, tematika do të vinte prej andej, familja do të ishte korçare… Kur e ka shkruar rolin tim, ai e ka shkruar për mua. Ai ka shkruar duke vendosur emrat e personazheve që do të merrte. Kur mbaroi “Big Brother” dhe u duk popullariteti i personazheve, dashuria e madhe e publikut për ta, kontributi që ata mund të jepnin në këtë film, stafi menduan se mund të bënin disa ndryshime për të rritur cilësinë e filmit, popullaritetin, por kryesorja është profesionalizmi. Dhe Zamira ishte e vetmja që ngeli nga të gjithë ata të parët që u ndryshuan. Dhe doli ky staf që jemi sot. Unë kisha besim absolut që Kolo do të bënte diçka të bukur dhe e kam pranuar direkt.

Çfarë mund të na thuash ndonjë prapaskenë te filmit?

Unë personalisht gati 5 ditë me radhë kam xhiruar deri në 5 të mëngjesit. Për shembull skena para teatrit është xhiruar në 5 të mëngjesit dhe rrezikonte të zbardhe dita dhe të na prishej nga zhurmat e makinave. Morëm policinë dhe ata filluan të bllokojnë makinat që të mos na krijonin zhurmë, por e pamundur. Ishte shumë sforco. Edje skenat tek pazari u lanë të bëheshin në një moment tjetër sepse zbardhi dita. Do të tregoj dy momente të bukura të filmit. E para, kur kemi xhiruar skenën në krevat me Çimin, ai po priste të vinte radha jonë për xhirim dhe kushedi sa shkoi ora. Dhe Çimin e kishte zënë gjumi, flinte në krevat. Ne filluam xhirimin dhe ai ishte në gjumë. I ka vazhduar përgjumësh batutat, ishte shumë i lodhur. Kjo ishte shumë për të qeshur. Tjetra ka qenë kur po diskutoheshin puthjet e filmit. Luizi kishte ngacmuar Çimin se pse nuk puthej me Zamirën. Sepse çifti jonë në fakt nuk mund të kishte një puthje, sepse ishin të konsumuar, të lodhur me njëri-tjetrin. Siduket kishte menduar që kishte një puthje dhe unë nuk doja ta bëja. Mund të kishte pasur një puthje me Salsanon kur ai po më afrohej, por filmi ka shumë procese si montazhi apo regjia dhe duhet hequr disa momente.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com