Sorry, no posts matched your criteria.

Yuri Kim me femrat afgane në Tiranë, ja dhurata që i bën vogëlushja

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar takime me shtetasit afganë që erdhën në Shqipëri, pasi u rrezikohej jeta nga talebanët.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, shoqëruar dhe me foto”, ambasadorja Kim zbulon mes të tjerash edhe dhuratën që ka marrë nga një vajzë afgane, duke u shprehur se është emocionuar shumë.

 “Pata rastin t’i bashkohem Ministres së Jashtme Olta Xhaçka për një vizitë me disa nga gratë, burrat dhe fëmijët afganë që mbërritën në Shqipëri gjatë ditëve të fundit. Me ta u takuam për herë të parë në aeroport në mes të natës – ishte e mrekullueshme të shiheshim sot në dritën e diellit dhe të dëgjonim historitë e tyre. U emocionova kur një vajzë e vogël më dha një vizatim të një luleje si një gjest miqësie. Njerëzit që takuam ishin plot lëvdata dhe mirënjohje për popullin shqiptar që i priti me kaq ngrohtësi. Ishin gjithashtu të kënaqur të takonin disa nga njerëzit dhe grupet që kanë mbështetur evakuimin e atyre në rrezik (vizita e sotme përfshin Fondacionin Yalda Hakim dhe Schmidt Futures).” – Ambasadorja e SHBA Yuri Kim

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com