Ylli i “Adolescence”, Owen Cooper, pranë një nominimi historik në “Emmy”
Owen Cooper, ylli 15-vjeçar i serialit “Adolescence”, është në rrugën për të bërë histori në botën e televizionit, pasi konsiderohet ndër favoritët për një nomim në Emmy Awards.
Cooper, nxënës nga Warrington, bëri debutimin e tij si aktor me rolin e Jamie Miller, një i dyshuar për vrasje në një nga serialet më të ndjekura të Netflix. Paraqitja e tij ka marrë vlerësime të shumta nga kritikët, duke u cilësuar si “jashtëzakonisht e pjekur për moshën e tij.”
Nëse nominohet, ai do të jetë ndër më të rinjtë ndonjëherë të përfshirë në garën për një çmim Emmy rekord qe e mban, Roxana Zal, e cila fitoi çmimin për “Aktorja më e mirë dytësore” në vitin 1984, në moshën 14-vjeçare në filmin televiziv “Something About Amelia”.