Sorry, no posts matched your criteria.

Xhani Demika rrëfen hatërmbetjen me vëllezërit Veshaj: Jam befasuar nga Donaldi…

Xhani Demika ka qenë së fundmi i ftuar në programin “Ora verore”.  I njohur ndryshe si ‘menaxher i Vipa-ve’, Xhani Demika foli edhe për debatin e disa viteve më parë me Romeo dhe Donald Veshaj.

Xhani tregoi se për 4 vite nuk ka pasur asnjë lloj komunikimi me dy djemtë. Ai ka thënë se hatërmbetja vjen nga ana e tij dhe jo nga ana e Donaldit dhe Romeos.

“Kemi pasur një debat, nuk kemi folur për 3-4 vjet me Donaldin dhe Romeon. Më ka ngelur mua qejfi. Ok janë shumë më të vegjël, janë 4-5 vjet më të vegjël se unë. Por kur e kam parë Donaldin brenda në Big Brother VIP jam prekur shumë nga historia e tij. Thashë ok Xhani, ti duhet të mbështesësh Donaldin. Më ka ardhur një mesazh nga Romeo, ku më thoshte se nuk ia priste mendja që ti të mbështesje Donaldin. Jemi takuar pas dy ditësh. Kur ka dalë Donaldi jemi përqafuar dhe bërë fotografi. Jam befasuar nga Donaldi, pasi nuk i ka dashur rrjetet sociale, kurse Romeo ka qenë më i futur në jetën publike. Mori një kthesë shumë të madhe Donaldi”, ka thënë Demika.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com