Wow! E gjeni dot sa kanë kushtuar kjo veshje e Adelina Tahirit?
Adelina Tahiri, këngëtarja e njohur, po shijon jetën e saj e lumtur dhe sicc të gjithë e kemi vënë re nuk i mungon luksi.
Faqja në Instagram ‘What they wearin’ ka publikuar një foto të këngëtares, e cila shihet e veshur me xhinset dhe xhaketën e markës “Gucci”, ku ka treguar sa ka kushtuar veshja e saj.
Mësohet se xhaketa e këngëtares ka një vlerë prej 689 eurove, ndërsa xhinset kushtojnë plot 485 euro, veshje e cila në total kap vlerën e 1,174 eurove.
Kujtojmë se para tre vitesh, Adelina Tahiri kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me avokatin maqedonas, Serjoza Markov. Më pas ajo u bë nënë edhe e një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Jon. Adelina dhe Serjoza kanë 7 vite që jetojnë një histori të bukur dashurie dhe pavarësisht paragjykimeve të shumta që kanë marrë nga ndjekësit për lidhjen nuk janë distancuar për asnjë moment nga njëri-tjetri. Madje çifti po mendojnë që të shtojnë familjen e tyre, sepse sipas Adelinës, Serjoza e meriton të ketë shumë fëmijë.