Sorry, no posts matched your criteria.

Mesa duket Ana dhe Arsimi nuk janë më bashkë

Ana dhe Arsimi kanë qenë një nga dyshet më të komentuara të shoëbizz-it.

Që të dy e kanë konfirmuar lidhjen e tyre në mënyra të ndryshme, mirëpo akoma pa e shijuar këtë romancë gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.

Ana ka bërë sot një deklaratë që i ka habitur të gjithë.

“A ndjen dashuri për ndonjë?”, e ka pyetur një nga ndjekësit.

“Të jem e sinqertë, nuk e di, ndoshta ose po…jam pak konfuze dhe besoj kam të drejtë”, i është përgjigjur Ana.

Ndërkohë edhe Arsimi ka bërë një deklaratë që shumë e kanë përkthyer si një thumb kundrejt Anës. Ai ka ndarë një foto nga çmimet “Oscars” dhe përkrah ka shkruar:

“Unë personalisht ju prezantoj këtë çmim dhe ju të gjithë keni diçka të përbashkët, emri juaj fillon me A (njerëz të rremë)”.

Por përveç kësaj ka një tjetër detaj, që i ka bërë ndjekësit e dyshes të dyshojnë akoma më shumë për ndarje. Ana dhe Arsimi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagra, dhe duket se lidhja mes tyre ka marrë fund. Megjithatë pritet të ketë një reagim nga ata të dy për të mësuar se si është e vërteta dhe çfarë ka ndodhur mes çiftit.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com