Uroi festën e Fiter Bajramit me foto provokuese, Era Istrefi pendohet dhe e fshin atë
Era Istrefi vendosi që ditën e djeshme t’i uronte të gjithë për festën e Fiter Bajramit me një foto provokuese në rrjete sociale. Ajo ndau në Instagram një imazh të realizuar buzë një pishine, por vëmendjen e mori veshja e këngëtares.
Ajo u shfaq me një palë xhinse shumë të shkurtra që i tregonin të pasmet bombastike, si dhe me një këmishë të bardhë dhe një xhaketë të zezë. Look-un e kishte kompletuar me një shami në kokë, të cilën e kishte kombinuar edhe me takat që kishte veshur.
“Gëzuar Bajramin!”, shkroi artistja krahas postimit, që mori shumë pëlqime dhe komente. Mirëpo, si duket Era është penduar për publikimin e një imazhi të tillë për festën e Bajramit, prandaj vetëm pak orë më pas, ajo e ka fshirë.