Sorry, no posts matched your criteria.

U përfol për një ndarje mes tyre, Vivien dhe Getinjo do të bëhen prindër për herë të parë!

Reperi Getinjo dhe Vivien Thano e nisën romancën e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” ku më pas vazhdoi dhe jashtë saj.

Së fundmi në rrjet qarkulloi lajmi se çifti i kishin dhënë fund lidhjes së tyre dhe kjo për shkak të disa deklaratave të këngëtarit i cili njoftoi fansat e tij se do të largohej përkohësisht nga rrjetet sociale pasi po vuante një fazë depresioni.

Mirëpo duket se dyshja jo vetëm që nuk i kanë dhënë fund romancës së tyre por janë gati të marrin një hap shumë të rëndësishëm në jetën e tyre, prindërimin.

Burime për revistën Who bëjnë të ditur se Vivien është në pritje të ëmbël. Bukuroshja dhe Getinjo do të bëhen prindër për herë të parë.

Çifti preferon që lajmin momentalisht mos ta ndajnë me publikun duke e shijuar në privatësi këtë periudhë të ëmbël.

Mbetet për tu parë nëse dyshja do të reagojë pas lajmeve që po qarkullojnë rreth tyre në rrjet.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com