Tuna në Siri, ja misioni saj për fëmijët në nevojë
Disa ditë më parë, këngëtarja Tuna Sejdiu tregoi se kishte ndërmarrë një nismë humanitare. Në “Instagram-in” e saj, ajo lajmëroi se ishte bërë pjesë e organizatës “For Children Smile”.
Bashkë me anëtarët e tjerë, ajo do t’iu vijë në ndihmë fëmijëve në nevojë, fëmijëve të sëmurë, të prekur nga luftërat apo të goditur nga fatkeqësi natyrore.
E misioni ka nisur që tani! Pasi ka vizituar kampet e refugjatëve sirian në jug të Turqisë, Tuna ka shkruar dhe në Siri, dhe pamjet i ka ndarë edhe me ndjekësit.
Madje, sot, ajo ka zbuluar se ndodhet në qytetin e Idlibit, zonën më të rrezikshme, ku ka më shumë se dhjetë vjet që nuk reshtin luftimet.Vetëm pak ditë më parë, aty u vranë pesë fëmijë e u plagosën dy të tjerë.
Sa i përket muzikës, Tuna nuk ka publikuar projekte të reja, prej kohësh. Duket se kënga e radhës do të jetë bashkëpunimi me këngëtaren Dafina Zeqiri, pjesë e albumit “Dafinë Moj”.