Sorry, no posts matched your criteria.

Tifozët holandezë puthin dy herë gazetaren shqiptare gjatë raportimit live

Tirana do të presë sot në orën 21:00 finalen e madhe të Conference Leauge e cila do mbahet në stadiumin “AIR Albania”. Përballja do të zhvillohet mes Romës dhe Feyenoord. Mbajtja e kësaj ndeshjeje në Tiranë ka sjellë dyndje tifozësh në rrugët e kryeqytetit.

Por një situatë e sikletshme i ka ndodhur gazetares së Klan News. Teksa Glidona Daci raportonte live, njëri prej tifozëve të skuadrës së Feynoord është afruar dhe e ka puthur në faqe teksa ajo po raportonte nga zona e Pedonales ku ishin mbledhur tifozët holandezë. Më pas tifozi i ka kërkuar të formojnë një zemër me duar dhe si duket gazetarja e kaloi me mjaft sportivitet situatën.

Por situata është përsëritur në mbrëmje.

Gazetarja e nisi raportimin në Opinion, me një koment për puthjen që mori nga tifozi holandez por nuk ka shpëtuar as nga një puthje live. Gjatë raportimit një tjetër tifoz e puthi në faqe. Disa e komentuan me humor po pati edhe nga ata që kritikuan këto gjeste duke i konsideruar të pahijshme.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com