Sorry, no posts matched your criteria.

Tea vendosi të flasë për herë të parë për ndarjen nga Bearti

Tea dhe Bearti janë përfolur shumë ditët e fundit për një ndarje të mundshme midis tyre. Ndjekësit e tyre filluan të ngrinin dyshime në momentin që Tea fshiu çdo postim nga Instagrami dhe kur po nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin.

Këtë lajm e konfirmoi i pari Bearti, ku po hidhte thumba për Tean.

Por Tea nuk ia la mangët dhe postoi një video dhe mesazhi ishte që “Burrat e vërtetë nuk ofendojnë një femër”, duke na lënë të kuptojmë që Bearti mund ta ketë ofenduar Tea.

Mirëpo vetëm dje Tea vendosi të fliste për ndarjen nga Bearti. Në një bashkebisedim virtual me ndjekësit e saj, nuk kishin si të mungonin pyetjet në lidhje me Beartin.

Tea duket se është gati të nisë një kapitull të ri në jetën e saj. Ashtu si të gjitha vajzat, edhe ajo ka vendosur të ndryshojë look pas ndarjes. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” i ka lyer flokët në ngjyrë çokollate, duke hequr dorë nga flokët biond dhe portokalli. Kjo do të thotë se Tea e ka hedhur pas krahëve të shkuarën me Beartin dhe është gati për një histori të re.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com