Të shtëna me armë tek lokali i Noizyt në Durrës, mbetet i plagosur ish-deputeti i PS-së
Sot rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 të Durrësit, janë regjistruar disa të shtëna armësh.
Bëhet e ditur se situata e pasuar në një sherr me armë ka ndodhur në ambientet e lokalit të Noizyt, në zonën e Currilave.
Mësohet se i plagosur nga të shtënat ka mbetur 31 vjeçari, Ardit Kërtusha ish-kandidati për kreun e PS në Durrës.
Shtetasi Ardit Kërtusha ka mbetur i plagosur në këmbë gjatë konfliktit. Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta.