Të sapomartuarit nuk kanë fat! Travis Barker dërgohet me urgjencë në spital me ambulancë
Vetëm pak muaj pas dasmës me Kourtney Kardashian, Travis Baker përfundon në spital. Ai u dërgua me urgjencë në spital të martën pasdite dhe Kourtney Kardashian ndodhej pranë tij.
Bateristi i Blink-182 u fotografua i shtrirë në një barelë jashtë Qendrës Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, ndërsa Kourtney e ndiqte në këmbë. Ekipi i sigurisë së saj ishte me një Range Rover të zi, duke ndjekur ambulancën ndërsa mbërritën në spital.
Pak minuta pasi lajmi doli në media, vajza 16-vjeçare e Barker, Alabama, postoi në Instagram Story:
“Ju lutem, dërgoni lutjet tuaja”, duke treguar kështu gjëndjen e tyre që po kalojnë. Edhe vetë ai ka reaguar në “Twitter duke shkruar: “Zot më ruaj”.