“Ta mbaj këtë afër se kjo më prish punë”/ Kejvina flet për Luizin: E di ai që…
Debati në Big Brother Vip Albania mori përmasa të tjera prime-n e kaluar ku Luizi dhe Kejvina po përplaseshin me njëri tjetrin.
Gjatë gjithë mbrëmjes, Kejvina po sulmonte këngëtarin për mënyrën se si ai i drejtohet banorëve të tjerë. Ndërkohë në një moment ata patën edhe një replikë mes tyre, ku Kejvina tha se Luizi nuk meriton as të marrë frymë, duke i përmendur edhe të atin. “Mos harro se unë e kam babain gjallë, nuk më ka vdekur. Fle me këpucët te hunda, me çorape. Nuk më intereson fare. Nuk ka shans jo Luizi por 100 Luiza bashkë. Të jem jo në tv, por në qiell. Tipat si ky mua më mbajnë çantat jashtë.
Sot Kejvina në një bisedë me banorët tha: Luizi e kupton shumë mirë karakterin e saj dhe madje ‘i ruhet’ asaj.
Kejvina: Ai thotë ta mbaj këtë afër, se kur ai thotë çapaçula unë e di se si e thotë, apo sfilatë e tjera me radhë.
E di shumë mirë se pse i thotë ai! Thotë ta mbaj këtë afër, se kjo më prish punë mua e të tjerët normalisht do e kuptojnë. Humori i tij po e quajmë humor se publiku po qesh.