Studimi – Përdorimi i ChatGPT nuk ju bën më të zgjuar, përkundrazi, ju bën “sipërfaqësorë”…
Inteligjenca artificiale dhe modelet gjuhësore si ChatGPT i kanë ndihmuar shumë njerëzit në përditshmërinë e tyre, ama ato kanë ndryshuar edhe mënyrën se si ata e kërkojnë informacionin në rrjet.
Sipas një studimi të kryer së fundmi, edhe pse ndihma që marrim nga kjo teknologji është e vlefshme, edhe kostoja për aftësinë tonë të të mësuarit është e madhe.
Studimi është kryer nga dy profesorë nga Universiteti i Pensilvanisë dhe nga Universtiteti i New Mexicos. U analizuan gjithses 7 rezultate me gjithsej 10.000 pjesëmarrës, ku nga njëri krah qëndronin ata që kërkonin informacion përmes Google, kurse nga ana tjetër ata që e siguronin nëpërmjet chatbot-eve si ChatGPT.
Edhe pse të dy grupet kishin të njëjtat detyra dhe pa limite kohore, rezultatet ishin të qarta: përdoruesit e chatbot-eve përvetësonin më pak informacion (pavarësisht se më shpejt) dhe ndiheshin më pak të sigurt për njohuritë e tyre.
Shkrimi i përmbledhjeve të informacioneve të marra ishte më i shkurtër, më i përgjithshëm dhe përmbante më pak detaje nga ata që përdorën motorët “tradicionalë” të kërkimit. I njëjti rezultat u mor edhe kur pjesëmarrësve iu dhanë të njëjtat bruime informacioni.
Studiuesit arrijnë në një konkluzion: ne mësojmë më mirë dhe në mënyrë më cilësore kur krahasojmë burimet e ndryshme dhe përzgjedhim mes tyre në motorët tradicionalë të kërkimit. Ndërsa chatbot-et na japin një informacion të përmbledhur të gatshëm, më shpejt dhe më pak të thelluar të cilin e marrim për të mirëqenë si të saktin dhe të duhurin.
Gjithësesi ky studim nuk është një thirrje për të braktisur inteligjencën artificiale të viteve të fundit, por thjesht për të përdorur mjetin e duhur, për qëllimin e duhur.