Stresi flet për periudhën kur u nda nga Kejsi, tregon dhe si e përjetoi nëna e tij
Stresi në Big Brother Vip Kosova ka folur për Kejsin, ish bashkëshorten e tij, për të cilën thotë se ndjehet shumë keq se si e ka trajtuar atë.
Stresi i ka kërkuar asaj falje për trajtimin që i ka bërë asaj, gjatë kohës sa kanë bashkëjetuar.
“Nuk e kam dëgju shumë nanën time. Këtë herë kam hyrë në BBV që ta kem një shans të dytë për jetën time, që nënën time ta gëzoj me të mira, edhe me një nuse të mirë.
Unë kam pasur fatkeqsi shumë të madhe. Kam qenë në një lidhje martesore për 6 vite e gjysmë, Unë rash në dashuri, rash për herë të parë në dashuri, por rash si në humnerë. Nëna më porosiste që duhet ta doja.
Kur u ndava me të, nëna ime u coptua komplet. Ajo më ska qenë mirë, sepse nëna e ka dashur shumë ish-bashkëshorten time. Përmes këtij mesazhi kam dasht të kthehem. Edhe nëse sdo të bëhet ajo gjë, unë i kërkoj falje asaj shpirtërisht.
Nana më ka msu ndryshe me qenë me femrat. Thjesht nuk jam sill mirë me të, ajo më ka trajtuar mua si mbret, unë nuk arrita ta trajtojë atë si mbretëreshë. Ky është komplet fatal i imi”. “E kam tradhtuar atë. Ajo më fali. Ajo sakrifikoi krejt familjen e saj, la Kanadanë dhe gjithë punën e saj për të jetuar me mua” tha Stresi.
Artisti është shprehur se i vetmi person që mund ta ‘nxjerrë’ nga shtëpia është ish-partnerja e tij Keisi. “Vetëm po të më vijë ish-gruaja këtu, do kisha dalë nga “Big Brother” direkte. Harroje që ma mbush mendjen mua dhe harroje që e konkurron atë këtu”– u shpreh ai.
Kujtojmë se gjatë një bisede me banorët e tjerë, Stresi u shpreh se ka rreth tre vite që nuk është në një lidhje. Këngëtari theksoi se arsyeja përse ai nuk e ka pasur dikë në krahë përgjatë këtyre kohëve është sepse ka bërë shumë gabime në të kaluarën.