Sorry, no posts matched your criteria.

Situata e sikletshme e Chris Martin të “Coldplay”, ishi Gwyneth Paltrow “i tremb” të dashurat

Kemi dëgjuar shpesh se marrëdhënia mes dy ishave mund të jetë normale, madje edhe me takime të rastësishme që nuk mbartin asnjë inat të vjetër, por ka edhe raste si ato të vokalistit të “Coldplay”, Chris Martin dhe ishit të tij, aktores Gwyneth Paltrow.

Ata vazhdojnë të kenë komunikim të rregullt, ama duket se Martin është lodhur së fundmi nga insistimi i aktores për të ndërhyrë në çështjet e tij romantike.

Pasi u nda nga aktorja Dakota Johnson gjatë këtij viti me të cilën kishte një marrëdhënie të gjatë, Chris Martin është duke dalë me Sophie Turner. Por burime të afërta të çifit të ri thonë se këngëtari mendon se Paltrow duhet të ndalojë së dhëni këshilla dashurie për të, pasi po bëhet e bezdisshme. Madje ajo ka shprehur dëshirën që herë pas here të jetë edhe pjesë e takimeve të çiftit.

“Chris e njeh mirë Gwyneth, por ai do thjesht që ajo ta lërë rehat!” – shprehet burimi pranë këngëtarit.

Gjithësesi, sipas informacioneve, Paltrow ka qenë pjesë e jetës romantike të ishit të saj edhe me të dashura të tjera të këngëtarit, përfshirë Dakota Johnson, çka e bën Chris Martin “bashkëfajtor” në situatën në të cilën ndodhet.

“Gwyneth sillet sikur ka një të drejtë hyjnore që të dijë gjithçka se çfarë po ndodh me Chris, sidomos për çështjet e zemrës. Ai e pranoi këtë fakt, duke e bërë aktoren si një instruktore zemre për të, por kjo gjë i ka sjellë dhe shumë probleme.” – shprehet burimi, duke theksuar se edhe me Dakota Johnson ka hasur vështirësi për këtë fakt. Mesa duket, ka ardhur koha që Chris Martin ta marrë vet në dorë jetën e tij në raport me çështjet e zemrës, e njëkohësisht të gjejë një zgjidhje për të ndryshuar marrëdhënien me ishin Gwyneth Paltrow. Kujtojmë se bashkë ata kanë 2 fëmijë, një vajzë dhe një djalë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com