Si të eleminoni pikat e zeza me pastë dhëmbësh dhe sodë buke
Pikat e zeza shfaqen në fytyrë kur qelizat e vdekura të lëkurës dhe sebumi i akumuluar në poret e saj, bashkëveprojnë me oksigjenin në ajër duke formuar kështu disa pika karakteristike me ngjyrë të errët.
Përbërësit që ju duhen janë: ujë i filtruar, një peshqir sodë buke, pastë dhëmbësh dhe një furçë e vjetër dhëmbësh me qime të butë.
Fillimisht vendosni peshqirin e lagur me ujë të ngrohtë në zonat ku keni më shumë pika të zeza, pasi ky proces ndihmon në hapjen e poreve të lëkurës. Më pas formoni një pastë homogjene me ujin e filtruar, sodën e bukës dhe pastën e dhëmbëve. Aplikojeni me mollëzat e gishtave në zonat ku keni probleme dhe më pas me furçën e dhëmbëve fërkoni zonën butësisht. Pasi e keni fërkuar zonën për 2 minuta lëreni dhe më 2 minuta të tjera në qetësi dhe fshini lëkurën me peshqir të lagur me ujë të ftohtë që të mbyllen poret më lehtësisht. Lëkura do të jetë e pastër që në aplikimin e parë.