Shpërthen sërish vullkani Etna, ndriçon qiellin me pamje spektakolare
Mali Etna, vullkani më i madh aktiv i Evropës, ka ndriçuar për të disatën natë radhazi qiellin me shpërthime spektakolare. Rrjedha të gjata të lavës së nxehtë ka rrëshqitur poshtë kraterit jug-lindor të vullkanit edhe gjatë të dielës.
Vullkani në malin Etna në ishullin e Siçilisë, në jug të Italisë, shpërthen shpesh, por rrallë shkakton dëme. Ai ka regjistrimin më të gjatë të shpërthimeve sesa çdo vullkan tjetër. Vullkani ka prodhuar një burim të gjatë llave dhe një kolonë pothuajse pa fund hiri të vlerësuar në një lartësi prej 6500 metrash.
Amplituda e dridhjes ka arritur nivele shumë të larta ndërsa janë krijuar pamje magjepsëse. Vullkani Etna prej muajsh nuk ka qenë aktiv por u aktivizua papritur dhe Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka dhënë alarmin portokalli përreth zonës së vullkanit.
I vjetër 700 mijë vjeçar dhe 38 km i gjerë, vullkani prodhon çdo vit rreth 7 milion ton dioksid karboni. Shpërthimi i fundit dhe më i madh i vullkanit ka ndodhur në vitin 1992 kur llava vërshoi drejt qytetit Zafferana me 7 mijë banorë.
Zyrtarët bëjnë të ditur se nuk ka ndonjë rrezik për banorët përreth vendbanimeve në afërsi të malit. Ndërkohë, për shkak të aktivitetit të fundit në Etna dhe përreth kanë ndodhur tërmete vullkanike me magnitudë prej 3.3 ballë.
Etna shpërthen shpesh për shkak të pozicionit të saj midis pllakave tektonike Afrikane dhe Euroaziatike. Shpërthimi më i madh i malit Etna ishte në 16 Mars 2017, kur dhjetë persona u plagosën.
Sipas pamjeve të publikuara nga mediat italiane një zemër është ngritur mbi krater dhe të gjithë e kanë perceptuar si një formë shprese dhe motivimi gjatë kësaj kohe.