Sorry, no posts matched your criteria.

Shpërthejnë mediat ndërkombëtare/ Princ Harry nuk është djali i Charles

Një studim biometrik heq vellon mbi atësinë e Princit Harry. Kështu thashethemet në oborr mund të arrijnë një pikë kthese epokale, shkruan “Il Giornale”.

Për më shumë se tridhjetë vjet, thashethemet nuk kanë munguar për të kaluarën e Princit Harry, djali i dytë i Lady Diana dhe Charles. I ndryshëm nga Uilliam në të gjitha aspektet dhe për të gjitha, si nga temperamenti ashtu edhe nga tiparet somatike, Harry për këto arsye ka qenë gjithmonë i parë “me sy jo të mirë” nga familja mbretërore dhe nga vetë kurora angleze. Ngahera, shumë ekspertë dhe njohës të oborrit, janë përpjekur të hetojnë dhe t’u japin një shpjegim të gjitha thashethemeve që kanë ndjekur njëri-tjetrin për atësinë e princit. Harry, në fakt, mund të mos jetë djali natyror i Charlesit, por ai mund të jetë djali i një prej të dashurve të Lady D. Ky thashethem kish mbetur në harresë deri më sot, kur mund të ketë gjetur më në fund një copëz të vërtetë.

Në një artikull të botuar në “Nuovo”, e publikuar sot, e përjavshmja hap një parantezë për këtë temë të nxehtë. Personi që flet është Ezio Denti i cili me profesion është një hetues privat dhe kriminolog. Studiuesi ka kryer një hetim shumë të veçantë dhe, mbi të gjitha, shumë të besueshëm që mund të heqë vellon mbi të kaluarën e Princit Harry. Kjo është një ekspertizë biometrike që hetuesi kreu në fytyrat e Princit Charles dhe James Heuitt, një nga të dashurit historikë të Lady Dianës, me të cilin thashethemet kishin lidhur atësinë e Harry-t.

 “Analiza bazohet në algoritme të sakta dhe identifikon një përkim të jashtëzakonshëm midis fytyrës së Dukës së Sussex dhe asaj të ish-oficerit të kalorësisë – zbulon Ezio Denti, – ndërsa nuk ka fare ngjashmëri midis Harryt dhe Charles – shton ai. Ky lloj ekzaminimi ka një besueshmëri të lartë dhe mund të ketë vlerë ligjore. Softueri, në fakt, analizon 80 pika në fytyra dhe i krahason ato. Më i saktë se ky, është vetëm testi i ADN-së”. Nëse ky do të ishte rasti, nëse testi do të ishte i besueshëm, zbulimi mund të ndryshonte vërtet fatet brenda familjes mbretërore Britanike njëherë e përgjithmonë.

Është fakt që Ezio Denti është i sigurt për besueshmërinë e studimit të tij. Ajo që u raportua në “Nuovo” sjell një seri të tërë thashethemesh që, për disa kohë, qëndrojnë pezull rreth jetës së Harryt. Thashethemet e atësisë së tij kanë qenë tema të nxehta në korridoret e pallatit që kur martesa midis Charles dhe Lady D ishte dëmtuar me praninë e Camillas. Djali i Elizabeth madje u quajt “princi i errësirës” sepse ai largohej nga Kensington Palace natën për të shkuar tek e dashura e tij. Kur Diana e mori vesh, ajo u hakmor me një lidhje të gjatë klandestine me James Heuitt.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com