Shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne…
Rokeri legjendar i heavy metal-it, Ozzy Osbourne, ka ndërruar jetë muajin e kaluar në moshën 76-vjeçare dhe shkaku i vdekjes së tij është bërë i ditur.
Solisti i Black Sabbath, i cili ishte diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit në vitin 2019, ndërroi jetë më 22 korrik, i rrethuar nga familja e tij.
Sipas certifikatës së vdekjes, këngëtari ka ndërruar jetë nga një “infarkt akut i miokardit” dhe “arrestit kardiak jashtë spitalit.
Ozzy u varros javën e kaluar në tokat e rezidencës së tij në Buckinghamshire, gjatë një funerali privat ku morën pjesë familjarët e tij dhe shumë figura të njohura të botës së rock-ut.