Sorry, no posts matched your criteria.

Shije, traditë dhe art në YACHT PREMIUM HOTEL, identifikimi i cilësisë

YACHT PREMIUM HOTEL ka gjithçka që ju duhet për pushimet tuaja të ëndrrave. Një lokacion perfekt do t’ju çojë në një dimension të ri të pushimeve, duke iu ofruar cilësinë si bashkëshoqëruesen tuaj. E vendosur pranë Portit të Sarandës, ky hotel është një risi në fushën e turizmit, duke garantuar me dinjitet dhe profesionalizëm gjithçka që ju duhet për pushime.

Por veç të gjitha detajeve që ky destinacion ofron, do të donim të ndalonim tek ushqimi. Mëngjeset e YACHT PREMIUM HOTEL janë aq të shijshëm, sa vështirë se do të preferoni ta anashkaloni këtë vakt për qoftë edhe një ditë. E ku ka më mirë sesa kafja e mëngjesit, me ushqim të mirë dhe me një pamje mbresëlënëse. Produktet e përdorura janë të gjitha BIO, marrë nga prodhuesit vendas, që garantojnë cilësinë dhe sigurinë e ushqimit. Stafi profesional do të përkujdeset që çdo detajë të jetë i kuruar për ju, duke mos munguar shija dhe fantazia në pjatat e mëngjesit. 

Natyrisht që kur flasim për YACHT PREMIUM HOTEL do të ishte minimalja të theksonim se ushqimet gatuhen vetëm me ulliri ekstra të virgjër shqiptar, duke i shtuar më shumë shije pjatave. Shijoni më shumë pushimet tuaja me kokteilet, që do t’ju zhysin në një shije dehëse verore.

Ndërthurjet unike që ofrojnë baristët e YACHT PREMIUM HOTEL janë një shije tmerrësisht unike. Ngjyra, alkool dhe shije e garantuar, serviret për ju në pasditet shplodhëse pranë ambienteve të YACHT PREMIUM HOTEL.  Çfarë po pret për të shijuar një eksperiencë unike në YACHT PREMIUM HOTEL?!

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com