Sorry, no posts matched your criteria.

Shifrat e çmendura që Dua Lipa i fitoi vetëm brenda një muaji

E dimë që të gjithë bëhemi kuriozë kur flitet për shifra, ndaj po jua shuajmë kureshtjen për fitimet e Dua Lipës.

Sipas një raporti të ri nga “The Sun”, këngëtarja shqiptare ka fituar shifra të çmendura në vitin 2021. Çdo muaj, ajo ka fituar mbi 2.5 milion dollarë.

Kjo do të thotë që Dua fitonte 82,000 dollarë çdo ditë, gjë që e dyfishoi pasurinë e saj në harkun e një viti të vetëm.

Vlerësimet thonë se ajo kishte rreth 30 milionë dollarë në vitin 2020 dhe tani ka në llogari 62 milionë dollarë.

Epo, i meriton fundja! Rikujtojmë se Dua po bashkëpunon me markën “Puma” dhe na i bëri zemrat mal me koleksionin e ri në gjuhën shqipe, “Flutur”.

Koleksioni i frymëzuar nga vitet ’90 përfshin kapuçë, bluza të shkurtra dhe versionin “Flutur” të këngëtares të atleteve Mayze të “Puma-s”.

 “Për mua, fluturat janë më shumë se thjesht krijesa të bukura; ato përfaqësojnë aq shumë, si transformimi, shpresa dhe metamorfoza. Gjatë vitit të kaluar, flutura është bërë veçanërisht simbolike dhe kuptimplote për mua. Zgjodha emrin ‘Flutur’ për t’i bërë homazhe trashëgimisë sime, duke festuar gjithashtu këtë fillim të ri me “Puma-n”, tha këngëtarja shqiptare në një deklaratë.

Një logo e përditësuar përmbledh këtë “fillim të ri”, duke kombinuar emrin e Duas dhe Formstrip të markës për të krijuar një flutur të ylbertë.

 “Ishte e rëndësishme që Dua të lëshonte pjesë kryesore që do të plotësonin çdo gardërobë”, tha në një deklaratë Maria Jose Valdes, menaxhere e përgjithshme e Njësisë së Biznesit Sportstyle të Puma.

 “Ajo e dinte se çfarë donte dhe i solli ato ide në tryezë. Ky koleksion është vetëm një ngacmim për atë që do të vijë vitin e ardhshëm, ne kemi punuar gjatë gjithë kohës me Duan për të sjellë në jetë të gjitha idetë e saj”.

POST A COMMENT