Sorry, no posts matched your criteria.

Sheila konfirmon lidhjen me Kledin?

Këngëtarja e njohur Sheila Haxhiraj është një emër i lakuar jo pak në rrjet, jo vetëm nga pjesëmarrja e saj në Big Brother por edhe për raportin e saj me modelin Kledi Hysa pas daljes nga shtëpia.

Dyshja u fotografua më shumë se një herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe deklarata e Kledit para disa kohësh duket se konfirmoi thashethemet që po qarkullonin.

 “Jam i lidhur”, u shpreh modeli në një intervistë ndërsa nga Sheila nuk ka pasur një reagim të qartë.

Por dje në një intervistë virtuale në Instagramin e saj, këngëtarja ka folur për dashurinë dhe për Kledi Hysën.

Sheila u pyet nga ndjekësit se me kë e ka pirë kafen e parë të vitit 2022, dhe përgjigja e saj ishte pikërisht Kledi Hysa.

Ky i fundit e ka ripostuar foton pa bërë ndonjë shkrim, por ajo që është vënë re është kënga me të cilën e ka shoqëruar foton.

Bëhet fjalë për këngën e artistit The Weeknd të titular “Lost in the fire’.

Ndër të tjera këngëtarja e pyetur se çfarë është dashuria për të është përgjigjur ‘’Lumturi’’.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com