
Sharon Stone rrëfen se ka humbur 9 fëmijë për shkak të aborteve
Sharon Stone ka humbur nëntë fëmijë për shkak të aborteve spontane. Aktorja 64-vjeçare – e cila ka birësuar tre djem, Roan, 22 vjeç, Laird, 17 dhe Quinn, 16 – tregon historinë e saj personale dhe thotë se kushdo që ka pësuar një abort kërkon “dhembshuri, ndjeshmëri dhe shërim”.
64-vjeçare komentoi në një postim të “People” në faqen e tyre zyrtare Instagram, ku shfaqej një intervistë ekskluzive me Peta Murgatroyd, e cila kohët e fundit foli për humbjen e fëmijës ndërsa bashkëshorti i saj, Maks Chmerkovskiy, ndodhej në Ukrainë.
“Ne, si femra, nuk kemi një forum për të diskutuar thellësinë e kësaj humbjeje. Kam humbur nëntë fëmijë nga aborti spontan. Nuk është gjë e vogël, fizikisht dhe emocionalisht, por ne jemi bërë për ta ndierë atë. Është diçka që e përballojmë vetëm dhe fshehurazi me një lloj ndjenje dështimi, në vend që të marrim dhembshurinë, ndjeshmërinë dhe shërimin për të cilin kemi kaq nevojë,” –shkroi ajo në Instagram.
