“S’do jem më kurrë njësoj”- Humbi djalin gjatë lindjes, Georgina Rodriguez: Kisha pësuar 3 aborte spontane përpara se të ngelesha shtatzënë me binjakët
Georgina Rodriguez ka zbuluar se ajo pësoi tre aborte spontane, para se të humbte djalin e saj vitin e kaluar.
E dashura e Cristiano Ronaldos shpërtheu në lot teksa po fliste për vdekjen e një nga binjakëve gjatë lindjes.
Vajza Bella Esmeralda erdhi në jetë e shëndetshme në prill të vitit të kaluar në një spital në Mançester, por vëllai i saj binjak, Angel, humbi jetën.
“Kisha shumë frikë kur shkoja të bëja kontrollet, kisha ankthe sepse isha e shqetësuar se në çfarë pozicioni ishin foshnjat. Ndihesha shumë e tensionuar sepse kisha pasur tre aborte të mëparshme dhe kthehesha në shtëpi e dërrmuar.”
Ajo u shpreh se vizitat tek gjinekologu ishin të tmerrshme “sepse kishte gjithmonë të vjella”.
29-vjeçarja u shpreh se nuk u ka treguar menjëherë fëmijëve të tjerë se Angel u nda nga jeta, por u tha se do të lindte pak më vonë se sa motra e tij.
“Bella lindi e fortë dhe e shëndetshme, por një pjesë e zemrës sime u thye. Ju pyesni veten se si do të vazhdoni. Unë nuk isha e përgatitur ta pranoja dhe nuk isha gati për t’u treguar fëmijëve të mi këtë.
Meqë ende kisha bark, u thashë se Angel do të priste akoma pak për të lindur. Derisa Cristiano u tha atyre se Angel ishte në Parajsë”, tha Georgina.
“Nuk do të jem më kurrë i njëjti person pas kësaj. Sa herë që shikoj Bella-n, pyes veten: “A do të ishte Angel i tillë?” Ende nuk e kam pranuar.
Unë u them gjithmonë fëmijëve të mi: ‘Vëllai juaj i vogël është në qiell, ai nuk dëshiron të ecë, por dëshiron të fluturojë. Sa herë që shikoni qiellin, mendoni për të”, shtoi ajo.