Sorry, no posts matched your criteria.

Sardi Strugaj; Artisti që s’njeh limite…

Sardi Strugaj është një artistët e rinj në treg, por vetëm në moshë. Prej disa vitesh djaloshi ia ka dalë që të vendosë emrin e tij në tregun muzikor. Në këtë intervistë do të njiheni me një djalosh që ka ëndrra të mëdha, por edhe këmbët në tokë. I beson talentit, dhuntisë dhe aftësisë së tij në këngë, por nuk ndalet së investuari dhe kërkuari më shumë nga vetja. Fama i ka shërbyer Sardit që të rritet edhe më shumë, pasi natyrisht ka kaluar edhe pjesën e shijimit të të qënurit i njohur. Sot Sardi shprehet se e sheh të ardhmen e tij në muzikë, pse jo edhe një vlerë e shtuar për brezat e rinj. Duke vlerësuar talentet që vendi ynë ka, artisti shprehet se duhet edhe më shumë vullnet dhe punë për të arritur majat.

Një artisti i ri, por edhe i mirënjohur në skënë, si e shihni karriërën tuaj sot?

E shoh në zhvillim. Prej kohësh tashmë kam nisur punën me veten fillimisht, në mënyrë që të jem sado pak, gjithmonë e më shumë afër vetes. Në këtë mënyrë pasqyrohet kjo gjë edhe në karrierën time. Me pak fjalë më është dashur punë për të arritur këtu ku jam, dhë më duhet shumë punë akoma për të arritur aty ku dua. Por jam krenar për arritjet e mia deri tani.

Sa e vështirë ka qënë për ju të arrini gjithçka keni sot?

Nuk mund të them që s’ka qënë e vështirë, madje s’mund të them që skam kaluar vështirësi të mëdha. Besoj se arti dhë të ndjekurit karrierën në fushën e muzikës këtu e ka të bukurën, të kompleksiteti që ka. Dëgjoj shpësh miqtë apo të afërmit që e mëndojnë si një rrugë të lehtë, ku nuk e vënë në dyshim se kërkohet edhe investim, por është krijuar ideja së mjafton investimi dhe ja dole…nuk mjafton aspak. Është një total gjërash që kërkohen nga një artist sot. Për të arritur suksesin, mendoj së duhët e gjithë “paketa”.

Si e sheh sot artin në Shqipëri, sidomos për moshat e reja?

Mund të thëm që sot ka ardhur koha perfekte për të ndryshuar diçka. Flitet shpesh për komercializmin, dhe dëmin që i bëhët artit përmes zgjedhjevë komerciale që bëjnë artistët. Unë nuk e shoh shumë negative në momentin që projekti është i bukur. Nga ana tjetër, nëse një këngëtar nuk ka në repertorin e tij/saj edhe këngë me vlera, me mesazhe, apo qoftë me copëza frymëzimi nga jeta personale, nuk mendoj që ka një karrierë afatgjate. Për moshat e reja do thoja vetëm të kenë kujdes me zgjedhjet që bëjnë, jo gjithmonë preferohet dhe ecën mënyra më e shpejtë. Ndonjëherë punët e mira duan kohë, kështu që mos u shqetësoni, merreni shtruar dhe punoni fort deri sa të jeni vërtetë të sigurt me veten dhe materialin që do publikoni. Një ditë do ja vlejë e gjithë pritja.

Keni idhuj në këtë rrugëtim tuajin, një model që kërkoni ti përngjani?

Nuk mund ta them këtë. Nëse do merrja shembull nga një artist internacional, nuk do ishtë e drejtë pasi strukturat e vjetra që ka industria e muzikës në tregjet e mëdha botërorë, nuk janë të njëjta me strukturat qe kemi momentalisht në vëndin tonë. Patjëtër që frymëzohem nga shumë artista dhe jo vetëm. Marr copëza nga çdo person që më frymëzon, dhe e përkthej në mënyrën sesi unë e bëj punën. Në lidhje më ato strukturat që përmenda më lart, uroj shumë që brezi im të bëjë një ndryshim dhe të fillojë ti kërkojë këto struktura, pavarësisht se është e vështirë.

Si publik si i vlerëson projektet ë tua muzikore?

Si publik?! Më pëlqëjnë dhe i shijoj shumë, pa përjashtim të gjitha. Nëse do ta shoh si kritik, aty pastaj skam çfarë të them. Sa hërë që do ti rikthehem një projekti që kam lançuar, do gjej gjithmonë gjëra që mund të ishin bërë më mirë. Por jam i kënaqur me punën që kam bërë deri tanimë.

Për ju muzika është pasion apo profesion?

Për mua muzika është një armë, një mënyrë e të luftuarit pa dhunë. Ka lindur nga pasioni, atëhërë kur nuk e dija se çfarë ishtë profesioni. Por më kalimin e viteve, jam bërë më i qartë dhe energjia që i kam kushtuar, ka bërë që të kthehet pak nga pak edhe në profesion për mua. Sigurisht arrij ta ndaj momentin që e kam pasion, dhe profesion. Për shembull, në momentin që po krijoj, aty është pasioni që mbizotëron te unë, dëshira e çiltër. Në fazën e dytë, që është më teknike, aty bashkohen pasioni dhe profesioni. Dhe në momentin që kënga del dhe është momenti teknik për t’ju bërë sa më mirë marketingu dhe shpërndarja e këngës, aty mbizotëron profesioni brenda meje. Balanca mes profesionit dhe pasionit të mban “gjallë” dhë të fortë në treg.

Si janë raportet tuaja me të kënduarit live, mendoni se live është ai që diferencon një artist?

Raportet e mia me të kënduarit live janë shumë mirë. Nuk mund të jenë ndryshë. Kam dalë nga një kompeticion ku këndohej live dhe aty jam vlerësuar për këtë. Nga ana tjetër nuk do më frymëzonte aspak të këndoja playback…për çfarë? Nuk ka kuptim dhe nuk merr asgjë veçse vëmëndjes. Ndërsa live, është përjetim. Diçka që smund të shpjegohet me fjalë, por ndjesia është shumë herë më e fortë kur je pjesë e këngës, kur bën ato gabimet që të shtrëngojnë, të sikletosin, apo kur merr duartrokitjet dhe kupton që ke depërtuar te njerëzit. Nuk do e ndërroja me asgjë tjetër.

Sa është vështirësuar sot rruga drejt famës dhë suksesit për një emër të ri në tregun muzikor?

Nga njëra anë ka vështirësitë e veta në krahasim me periudhat e mëparshme. Nga ana tjetër ka lehtësira, kështu që mund të them që diçka, besoj unë, nuk ka ndryshuar…duhet shumë punë. Kryesore është të kesh një ëkip bashkëpunues, ku kimia të jëtë e mirë mes bashkëpuntorëve. Për mua fati kishte rezervuar që të bashkëpunoja me një ndër studiot më të mira dhe profesionale në vend. Bashkëpunimi mes meje dhë Undefined Entertainmënt ka filluar prej 4 vitësh tashmë, dhe ka qenë një element që ma ka lehtësuar jashtë mase punën.

Një djalë i ri në moshë, i famshëm, si janë marrëdhëniet e tua me femrat?

Fillimisht përballja me famën, dhe vëmendjen që të jep nga femrat ka qënë shumë e bukur. Kujt nuk i pëlqen vëmendja, dhe të jesh tërheqës kur futesh në një bar, apo kur ecën në rrugë dhe sheh sytë e shndritshëm. Por siç e ka cdo gjë, edhe me këtë ndjesi u mësova dhe nuk më bënte shumë përshtypje. Kuptova që kjo është një nga kënaqësitë që të jep kjo rrugë, por nuk është kënaqësia më e madhe që merr. Ajo e vërteta është në momentin që ngjitësh në skënë, aty ku bëhët çdo gjë “bosh”. Tashmë që jam mësuar me idenë e famës, mund ta kuptoj kur tërheq vëmendje prej saj dhe të jem i sinqërtë nuk është diçka që e shfrytëzoj shumë. Mbase disa vite më përpara e kam shijuar dhe tani jam më i fokusuar te ana profesionale e imja. Më pak fjalë jam single momentalisht.

Sa ju ka ndryshuar fama?

(Qesh), nuk di t’i përgjigjem kësaj pyetje. Dua të them, nuk e di se si do isha pa famën. E sigurt që nuk do isha kështu siç jam, do kisha prioritete të tjera, dhe kjo do shoqërohej me një karakter tjetër. Fillimisht ndikimi nuk ka qëne pozitiv. Ndodh ajo që padiskutim e përjeton kushdo që përballët me famën, mëndjemadhësia. Fillon të pëlqën shumë vetja dhe mendon se çdo gjë që bën është e duhura. Nuk do mend që edhe kjo është një fazë (që do shumë kujdes) dhë kalon. Por e rëndësishme është që të kihet parasysh se fama duhet të shërbejë për të promovuar produktin, jo për kënaqësitë personale…mbase pak për kënaqësitë personale.

Cila është ëndrra juaj më ë madhe që keni për karriëren si këngëtar?

Të lë një gur në murin e kulturës të Shqipërisë. Parimisht ky është qëllimi dhe ëndrra që kam për karriëren time. E thënë me fjalë më të gjata, të mund të influencoj në zhvillimin e artit në Shqipëri, pse jo dhe më tej. Fatmirësisht ne nuk na mungojnë talentat, kemi pafund. Ajo që mungon është shembulli i mirë, së nga këta të fundit kemi shumë pak. Dhe pse jo, një ditë do të doja që të menaxhoja artistët e rinj, që si unë sot, kanë dëshirën e mirë për të ecur drejtë në fushën e artit. Nuk i dihet, mbase unë nuk do arrij ta plotësoj deri në fund ëndrrën time, por mund të ndikoj te realizimi i ëndrrës së një brezi pasardhës.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com