Sorry, no posts matched your criteria.

Sara zbulon takimin e parë me Ledrin dhe nuk duket aq romantik

Sara Hoxha është gjithmonë mjaft aktive në Instagram duke bërë shpesh intervsta virtuale me të gjithë. Mbrëmjen e djeshme, Hoxha ndau pak nga koha e saj për ndjekësit. Gjatë bisedës online, njëri prej tyre e pyeti: “A ke botoks në fytyrë, sepse më dukesh shumë natyrale, shumë e ëmbël?”.

Në vend që t’i shkruante diçka, Sara zgjodhi që t’i përgjigjej me një foto të fytyrës së saj, pa filtra, në të cilën kishte rrudhur ballin për të treguar se deri më tani nuk ka prekur asgjë.

Ndërkohë, një tjetër ishte kureshtar të dijë se çfarë ka menduar Sara kur e ka parë për herë të parë këngëtarin, Ledri Vula. Sara zbuloi se i ka bërë vetes një pyetje: “Ky është Ledri Vula?”.

Mirëpo, jo të gjitha pyetjet janë të kësaj natyre pasi para disa jëvsh një ndjekëse i shkroi:  “O femër e urryer!” dhe Sara ia ktheu: “O jeta, po ça faji kam unë e shkreta?!”.

Një tjetër ndjekëse i shkroi: “Pse bën të vështirën? Posto një foto burrin mi”.

Sara, e cila nuk i kursen aspak pozat e bukura krah këngëtarit, ndau një fotografi të tyren të shkrepur kohëve të fundit. Krahas saj shkroi: “Qyqa! Na mi, ja ku e ke”. Çifti po qëndronte para një pasqyre, ndërkohë që Ledri ishte përkulur për t’i dhuruar një puthje në qafë Sarës, gjatë kohës që qëndronte pas saj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com