Samanta na prezantoi për herë të parë vjehrrën, por ne pandehëm se ishte shoqja e saj…
Samanta Karavella solli në jetë vajzën e saj Gia Rose dhe më pas në Instagram kemi parë shumë pak imazhe nga jeta e saj personale. Këngëtarja ka zgjedhur që hapësirat e saj sociale ti ketë si dritare ku prezanton më shumë artin dhe këngët e saj, se sa jetën familjare që këngëtarja ka zgjedhur ta ndërtojë në SHBA.
Por çudia ndodhi? Këngëtarja ndodhet sot në Milano me vjehrrën e saj, e cila duket shumë simpatike dhe gati gati në moshën e mikeshave të saj. Ju urojmë të dyve fundjavë të këndshme në Itali, duke qenë se tashmë është dhe java e modës ku mijëra blogerë dhe artistë nga mbarë bota, ndodhen atje për të ndjekur nga afër risitë e modës italiane.
