Sa kohë na duhet për të rënë në dashuri?
The Journal of Sexual Medicine, një dekadë më parë, doli në përfundimin se, fiziologjikisht, duhet vetëm një e pesta e sekondës që gjithë ato kimikate të çmendura të ndizen në trup dhe të prodhojnë ndjenjën e dashurisë.
Nga ana tjetër, ndërsa është teknikisht e mundur të përjetosh atë ndjenjë dashurie në më pak se një sekondë, të biesh në dashuri është ende një proces.
Ka faza të ndryshme që mund të kalojmë kur biem në dashuri, krijojmë lidhje dhe përfundimisht formojmë një marrëdhënie romantike. Është një proces që zakonisht nis me përjetimin e tërheqjes fizike ndaj dikujt, përjetim që rritet kur ndihet një lidhje emocionale më e thellë dhe më e fortë.
Ndërkohë, sipas një sondazhi të kryer nga YouGov dhe eHarmony në 2013-ën, burrave u duhen mesatarisht 88 ditë (rreth 3 muaj) për t’i thënë partneres se e duan, ndërsa grave u duhen rreth 134 ditë (katër muaj e gjysmë).
Sidoqoftë, shkenca sugjeron se edhe dashuria me shikim të parë ekziston. Ja pse: Si instikt primitiv, ju jeni të destinuar dhe të lidhur me/për dashurinë, pavarësisht nëse (për momentin) e dëshironi ose jo.
Truri është përqendruar në mënyrë të pavetëdijshme tek riprodhimi, edhe nëse ti nuk e mendon diçka të tillë. Truri juaj është i përqendruar tek “mbijetesa” dhe riprodhimi është një pjesë e saj. Sa romantike…
Pavarësisht nga shkaku, të biesh në dashuri ndihet mirë. Një rritje e disa kimikateve “të lumtura” në trurin tuaj krijon një ndjesi euforie që është e ngjashme me goditjen e kokainës, kanë treguar studimet. “Festa e dashurisë” fillon me një rritje të dopaminës, pastaj oksitocina (hormoni i dashurisë) hyn në lojë dhe kokteji përfundon me serotoninën.
Nëse goditeni me tre këto hormone përnjëherë dhe ndjeni se edhe tek partneri reflektohet e njëjta gjë: Rezultati? Po bini në dashuri.