Sorry, no posts matched your criteria.

S4MM flet për herë të parë për ndarjen nga ish-partnerja

S4MM, këngëtari i njohur, i ka dhënë fund lidhjes së tij me Filis Ismaili para disa muajsh. Të gjithë dyshuan për këtë ndarje kur ata nuk ndiqeshin më në Instagram. Lajmin e ndarjes së tyre e konfirmoi edhe “Telegrafi.com” nga burime pranë çiftit. Motivet e ndarjes nuk u bënë të ditura, por u dyshua se Filis e kishte tradhtuar S4MM, për shkak të këngës “Tradhtare”, që ai publikoi vetëm pak ditë pasi i dha fund marrëdhënies.

Ndërkohë në lidhje me këtë ndarje kaq të papritur, reperi ka folur për herë të parë për “Prive”. Ai është shprehur se në dokumenta vazhdon ende të jetë i martuar dhe flasin me njëri-tjetrin, por rrugët e lidhjes janë ndarë përfundimisht.

“Çfarë ka dalë në media pak a shumë është e vërtetë, nuk është që jemi ndarë – unë prapë me personin në fjalë kam kontakt, flasim, thjeshtë si të them i kemi ndarë rrugët e lidhjes. Por unë prapë kam kontakte, e respektoj, nuk i dihet të ardhmes. Me dokumente unë prapë jam i martuar me të, por ashtu është, nuk është që jemi ndarë. Ne flasim, nganjëherë edhe takohemi një herë në dy-tre muaj kur shihemi, sepse tash edhe puna e COVID-it s’kam mundur të udhëtoj”, është shprehur reperi.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com