
“Rreth im o mafia”, kryegjykatësja e Elbasanit bëhet hit me videot në TikTok, reagon për herë të parë Don Xhoni
Manisë së rrjetit social ‘Tik Tok’ nuk po i shpëtojnë as figurat zyrtare. Së fundmi vëmendjen e ka marrë kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila duket se është tepër aktive në rrjetin social.
Ajo ndan dhe video nga zyra e saj. Një prej tyre e tregon Kapedanin duke bërë sfiladë, që nga dera e deri tek momenti kur ulet në karrigen e zyrës së saj. Ajo filmohet nga dikush, që me siguri do të jetë pjesë e stafit të saj.
Punën kryetarja e Gjykatës nuk e ka dhe me aq qejf në fundjavë. ‘Kjo ndodh kur del në punë të shtunën’ shkruan ajo në një tjetër video, të cilën e shoqëron me emoji duke qarë.
Në një tjetër video të saj dëgjohet kënga e Don Xhonit ‘Mafia’.
Kjo video po bën xhiron e rrjetit dhe të gjithë u “skandalizuan” nga kjo gjë. Video u përhap në kohë rekordi dhe u bë tema kryesore dje, se si ka mundësi dikush që dënon mafian të dëgjojë të tilla këngë në ambientet e punës.
Mirëpo për herë të parë ka reaguar dhe Don Xhoni, duke hedhur videon dhe ka vendosur emojin që po mendohet.

Përveç kësaj ka hedhur dhe një postim tjetër, ku ka shkruar:
“Gjej dikë më të fuqishëm se unë… po pres”.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë urdhëroi nisjen e një hetimi disiplinor për kryegjyqtaren në detyrë, e cila do të vijojë të firmosë vendime në emër të Republikës, derisa ky hetim të përfundojë.