Rrëfimi i Erlindit na bëri lëmsh të gjithve!
Që prej javës së shkuar, konkurrentëve të “Përputhen” iu është dhënë mundësia të rrëfejnë ngjarjet apo situatat që nuk i di njeri pa marrë asnjë penalizim për këtë gjë.
Sot ishte rradha e Sindit dhe Erlindit, mirëpo ky i fundit na habiti të gjithve.
Ai deklaroi se ka jetuar me Andin në një shtëpi dhe gjithashtu hodhi poshtë zërat që thonin se është puthur në buzë me Jasminën.
Më pas ai u detyrua të sqaronte në studio se ka qenë Ledjana ajo që e ka akuzuar se është puthur me Jasminën, por Erlindi tha se e ka puthur vetëm në faqe, ose në gushë kur kanë qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Mirëpo ky rrëfim i tij i bëri lëmsh të gjithë, sepse Erlindi dhe Andi kanë qenë konkurrent me njëri-tjetrin për shkak të Jasminës dhe të tjerët nuk po e kuptonin se si ata mund të kenë jetuar bashkë në një shtëpi.
“Kur ka ardhur Andi në fillim në Tiranë nuk kishte asnjë njohje dhe meqë krijuam shoqëri kërkoi nëse mund të rrinte nga unë për disa kohë dhe unë ju ofrova si ndihmë. Por kemi jetuar bashkë në fillim fare, kur ende nuk kishin ndodhur takimet tona me Jasminën”, sqaroi Erlindi më pas.