Sorry, no posts matched your criteria.

Çfarë ka ndodhur me Harry-n dhe William?

Në intervistën e dhënë Harry tha se ai nuk komunikon fare me vëllain e tij, Princin William, dhe as me të atin. 

“Kur dolëm nga familja mbretërore, ai nuk më përgjigjej në telefon për shumë kohë. Tani gjërat janë zbutur pak, por prapë nuk janë mirë. Megjithatë ai është im atë dhe e dua shumë.”

Mikesha e Meghan markle, Gayle King, ka zbuluar ditën e sotme se Harry ka folur me Willim dhe Princin Charles pas intervistës. King tha se ata kanë komunikuar gjatë fundjavës me njëri-tjetrin, por duket se bisedat nuk kanë qenë produktive, sepse Meghan dhe Harry vazhdojnë të kërkojnë që familja mbretërore të ndalojë publikimin e lajmeve të rreme për ta.

“Unë nuk po përpiqem të jap lajme, por unë i telefonova ata për të parë se si ndihen dhe është e vërtetë, Harry ka folur me vëllain e tij dhe me babanë gjithashtu. Mua më thanë se këto biseda nuk ishin produktive, por ata janë të lumtur që të paktën kanë nisur të flasin.

Dhe unë mendoj se ajo që i shqetëson më shumë është se pallati vazhdon të thotë se do të punojnë për këto çështje privatësisht, por ata ende besojnë se ato histori të rreme janë shumë nënçmuese ndaj Meghan. Askush nga familja mbretërore nuk ka folur me Meghan, në këto momente që po flasim. Dhe unë mendoj se është shumë zhgënjyese për ta që flitet se familja mbretërore është raciste, kur e vetmja gjë që ata donin ishte që familja mbretërore të ndërhynte dhe t’i kërkonin shtypit që të ndalnin me publikimin e lajmeve të padrejta, të pasakta, të pavërteta dhe që patjetër kanë një prirje racore

Dhe derisa ata ta pranojnë këtë gjë, do të jetë e vështirë që të vazhdojnë përpara. Por të dyja palët duan të ecin përpara me këtë histori dhe të dy duan shërim. Në fund të ditës, ajo është familja e Harry-t”, ka thënë Gayle King.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com